Drakopoulos Law Firm bën ndryshimin duke qënë një zyre ndërkombëtare që mbron të drejtat e Pronësisë Intelektuale nëpërmjet zyrave të saj të specializuara që mbulojnë të gjitha aspektet e të drejtës së Pronësisë Intelektuale.

Klientela jonë gëzon avantazhin e mbrojtjes së sigurtë, të besueshme dhe të qëndrueshme të Pronësisë Intelektuale në njëmbëdhjetë juridiksione, duke përfituar nga aftësitë profesionale dhe njohuritë mbi legjislacionin vendas të Avokatëve të saj të specializuar në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Përfaqësuesve të Autorizuar me formim dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Duke ofruar shërbime ligjore në 11 vende krahas tre zyrave kryesore, Drakopoulos Law Firm ka një pozicion strategjik për t'i shërbyer klientëve të cilët janë të pranishëm apo kanë interesa në mbarë Evropën Juglindore.

Të punojmë së bashku

Vizioni ynë mbi të drejtën e Pronësisë Intelektuale është një mjet për të arritur qëllimet e klientëve, qoftë në pozita kundërshtimi apo në mbrojtje. Kjo është arsyeja përse punojmë si një ekip me klientin, duke u bazuar në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase në zhvillime dhe strategji.

Ne nuk vendosim për klientin dhe pastaj ta këshillojmë atë mbi planin e zgjidhjes sikurse tentojnë të veprojnë zyrat tradicionale. Ne diskutojmë, konsultojmë, rekomandojmë dhe vendosim së bashku me klientin për zgjidhjen më të mirë të çdo situate të veçantë.

Si bëjmë ndryshimin

Përveç se ofrojmë shërbimet më tradicionale ne fushën e Pronësisë Intelektuale, duke renditur që nga regjistrimet e zakonshme, përfaqësimi i vazhdueshëm dhe përfaqësimi gjyqësor, ajo që i dallon shërbimet tona është aftësia për të ofruar zgjidhje krijuese në përshtatje me interesat dhe nevojat e klientëve tanë.

Në rast të afateve të shkurtra, pengesave burokratike ose ligjore, Përfaqësuesit tanë të Autorizuar sigurojnë zbatimin e jurisprudencës ose dispozitave ligjore të duhura sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase, për të përmbushur qëllimin e klientit.

Linkedin Button
International Bar Association International Trademark Association
Awards
  • Global Chambers 2017 Leading Firm
  • Europe Chambers 2017 Leading Firm
  • The Legal 500 Top Tier 2017
  • IFLR 1000 2017 Recommended Firm
  • WTR 1000 Recommended Firm 2017
  • MIP IP Stars Ranked Firm 2016
  • Media Law International Ranked Firm 2016