Drakopoulos Law Firm ofron shërbime konsulence dhe shërbime ligjore që nga viti 1992. Zyra zotëron burime dhe aftësi të shumta për të mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh dhe për të trajtuar transaksione të rëndësishme dhe të ndërlikuara. Avokatët tanë të kualifikuar ofrojnë shërbime profesionale dhe ekspertize ligjore duke i dhënë përparësi të lartë interesave të klientelës, si vendase ashtu edhe të huaj, si dhe i përkushtohen realizimit të suksesshëm të tyre.

Ne i përgjigjemi në mënyrë efikase problemeve të ndërlikuara juridike duke dhënë zgjidhje elastike tregtare për të ndihmuar klientët të arrijnë objektivat e tyre. Ndër klientë të Zyrës renditen shoqëri mjaft të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë shoqëri shumëkombëshe si dhe shoqëri të listuara ndër bursat më të rëndësishme, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushat e Mallrave të Konsumit, Ushqimeve & Pijeve, Shëndetit dhe Mjekësisë, Pasurive të Paluajtshme dhe Ndërtimit, Turizmit, Energjisë dhe Mjedisit, Teknologjisë së Informacionit, Telekomunikacionit, Logjistikës, Medias dhe Reklamës, Sportit & Argëtimit, Publikimit, Bank & Financë, Tregjeve të Kapitalit, Konsulencës, Shitjes me Pakicë, Automobilistikës, Prodhimit, Mbrojtjes, Institucioneve Shtetërore, Kapitalit dhe Fondeve të Shoqërive.

Drakopoulos Law Firm i ofron bizneseve zgjidhje përfundimtare nga themelimi deri në likuidim, me parimin se klientët nuk kanë nevojë për avokatë që njohin ligjin dhe i këshillojnë vetëm për veprimet që nuk mund të kryejnë, por kanë nevojë për avokatë me aftësi të larta juridike, të cilët kuptojnë vizionin e tyre të biznesit dhe i ndihmojnë për të realizuar objektivat në mënyrë të sigurt, të efektshme dhe të qëndrueshme.

Ligji që ne praktikojmë është ligji tregtar. Jemi të përfshirë në të gjitha aspektet e jetës së shoqërisë tregtare, duke ofruar këshillim në fushat e Shoqërive Tregtare, Bashkimit dhe Përthithjes, Kontratave Tregtare, BE-se dhe Konkurrencës, Prokurimit Publik dhe Partneriteteve Publiko-Private (PPP), Pronësisë Industriale dhe Intelektuale, Marrëdhënieve të Punës, Taksave dhe Tatimeve, si dhe çështjeve gjyqësore që lidhen me to para gjykatave të arbitrazhit apo gjykatave të çdo shkalle apo juridiksioni, duke përfshirë Gjykatat e Bashkimit Evropian në Luksemburg dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Duke ofruar shërbime juridike në 11 shtete të ndryshme, krahas tre zyrave kryesore, Drakopoulos Law Firm është pozicionuar në mënyrë strategjike për t'i shërbyer klientëve që janë të pranishëm ose që kanë interesa në Evropën Juglindore.

 

Linkedin Button
International Bar Association International Trademark Association
Awards
  • Global Chambers 2016 Leading Firm
  • Europe Chambers 2016 Leading Firm
  • The Legal 500 Top Tier 2016
  • IFLR 1000 2017 Recommended Firm
  • WTR 1000 Recommended Firm 2017
  • MIP IP Stars Ranked Firm 2016
  • Media Law International Ranked Firm 2016